Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë me kryeministrin Rama pas firmosjes së marrëveshjes me Melonin për sjelljen në Shqipëri deri të 39 mijë emigrantëve të paligjshëm në vit.
Kërkesa është depozituar nga deputeti Kreshnik Çollaku. Sipas PD-së, Rama duhet të japë sqarime për marrëveshjen në fjalë e cila ëshë diskutuar gjatë vizitës së kryeministres Meloni në jug të Shqipërisë në verë.
Marrëveshja parasheh ngritjen e dy strukturave në Portin e Shëngjinit e në Gjadër ku do qëndrojnë deri në 39 mijë emigrantë në vit, të cilët do qëndrojnë këtu në pritje të shqyrtimit të kërkesës për azil.
Nga marrëvesja Shqipëria nuk do ketë asnjë kompensim financiar nga pala italiane, shkruan media italiane.