Deputeti i Partisë Demokratike, Bledion Nallbati ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga prokurorët e SPAK për përplasjen në Kuvend me deputetin socialist Vullnet Sinaj.
Nallbati deklaroi se nuk e ka goditur Sinajn por vetëm u shtynë me njëri-tjetrin.
Sipas tij në Parlament ndodhin gjëra më të turpshme sesa një përplasje, duke përmendur vjedhjen e qytetarëve.
“Të tilla veprime nuk nderojnë askënd por në atë parlament ndodhin gjëra shumë më të turpshme se aq, si vjedhja çdo ditë e qytetarëve. SPAK do të bëjë punën e vet megjithëse ajo që ka ndodhur me Strazimirin dhe tonën nuk ka asgjë të përbashkët. Nuk kam qëlluar njeri më ka shtyrë e kam shtyrë”, –tha Nallbati.