Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli është ndalur në një prononcim për mediat pas daljes nga SPAK.
Ai deklaroi se drejtësia duhet lejuar të bëjë punën e vet sepse po jep shpresë për shqiptarët, ndërsa shtoi se do të shkonte në SPAK sa herë të thërritej.
“Ditë e bukur sot. Të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë sepse po jep shpresë të shqiptarët. Fati që erdhi sot kjo ditë, që çdo person të japë llogari. Më lini të bëj detyrën time, në respekt të qytetarëve. Sa herë të duan do të vij”, tha ai.