Vendosni fjalën kyçe....

Pas Vullnet Sinajt, SPAK merr në pyetje edhe Bledion Nallbatin


Ditën e sotme ka qenë radha e deputetit të PD-së të Rithemelimit, Bledion Nallbati për të dëshmuar në SPAK pasi goditi me grusht kolegun socialist Vullnet Sinaj.

Deputeti Nallbati do të merret në pyetje nga Prokuroria e Posaçme, pas kallëzimeve që janë depozituar si nga Partia Socialiste, po ashtu edhe nga Rithemelimi.

Tre ditë më parë, u mor në pyetje nga SPAK edhe socialisti Vullnet Sinaj lidhur me incidentin që ndodhi në seancën plenare të 30 tetorit.

Dy deputetët u konfliktuan mes njëri tjetrit në një seancë parlamentare ku opozita vendosi të paralizonte diskutimet në sallën e Kuvendit duke ndaluar deputetët e shumicës për të folur.

Nallbati shkoi në ulësen e Sinajt për t’i marrë kartën elektronike të deputetit dhe aty u përplasën dhe u shtynë me njëri tjetrin.