Princi Harry u akuzua sot se refuzoi një ftesë për festën e ditëlindjes së 75-të të babait të tij, mbretit Charles. Monarku do të mbajë një festim në Clarence House në Londër të martën për të shënuar piketën e rëndësishme, sipas Daily Mail.
Por ndërsa familja dhe miqtë e tij më të ngushtë kanë vendosur të marrin pjesë në festë, nga ana tjetër ka refuzuar të jetë pjesë.
Zëra të brendshëm thonë se ndërsa Duka i Sussex është ftuar në mbrëmje, ai nuk do të marrë pjesë më 14 nëntor. Kjo është hera e dytë që Harry me sa duket refuzon shansin për të kaluar kohë me të atin. Princ Harry dhe Megan zgjodhën të vononin muajin e mjaltit për të marrë pjesë në një festë kopshti për nder të të 70-tës së tij disa vite më parë.