Vendosni fjalën kyçe....

Rama në Itali, nënshkruan marrëveshje me Melonin: Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet


Kreyministri Edi Rama është sot në një vizitë zyrtare në Itali ku u takua me kryeministren Giorgia Meloni. Të dy nënshkruan një marrëveshje për emigracionin.Rama u ndal te marrëveshja me Italinë për përballimin e refugjatëve, ku tha se është një arritje e madhe.

Kreu i qeverisë tha se një marrëveshje të këtillë nuk do ta mund ta firmoste me asnjë vend tjetër të BE-së, por Italia përbën ndryshim për vetë faktin e asaj çka ka bërë për shqiptarët që prej kohës së eksodit të viteve ’90. Pritet që me anë të kësaj pike kontrolli të jetë nën mbikqyrje edhe migracioni i paligjshëm. Në grupet e emigrantëve që do të zbarkojnë në Shëngjin nuk do të përfshihen grupet vulnerabël dhe nënat shtatzëna apo fëmijët.

“Qysh nga fillimi ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE-së sepse ka një ndryshim, të madh dhe një ndryshim historiko-kulturor dhe gjithashtu edhe emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët.

Nuk besoj që ne nuk do të jemi në gjendje që në vitet që do vijnë për të parashikuar vitet që mund të kemi përpara për të paguar atë borxhin që kemi drejt Italisë, dhe popullit të Italisë, për atë që kanë bërë për ne, nga dita që kemi mbërritur në këtë anë të bregut. Nëse Italia thërret, Shqipëria përgjigjet.”, tha kreu i qeverisë.

Marrëveshja e refugjatëve, është një arritje e madhe sipas kryeministrit Rama, por në këtë formë sipas tij mund të shlyhet sadopak borxhi që Shqipëria i ka Italisë. Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se Shqipëria është treguar e gatshme edhe herë tjetër për të t’ju ardhur në ndihmë refugjatëve dhe shteteve të tjera, ndërsa kujtoi rastin e afganëve.

“Shqipëria u ka dhënë strehim mijëra vajzave dhe grave afgane brenda pjesës tonë të aleancës strategjike të Aleancës. Të gjithë ata që kanë besuar në botën e re që e bënin për ata nuk mund t’i linim në duart e atyre vrasësve të sovranit të Afganistanit. Besoj se shkoj në mënyrë të shkëlqyer shumë mirë, sepse ato familje janë tashmë të shpëtuara. Ky është një shembull sepse kemi krijuar kushtet për t’i trajtuar, se i marrjen e të dhënave të tyre dhe adaptimin e tyre në lidhje me kërkesat dhe statusin e tyre për t’i dërguar në vende të tjera.

Kemi dhënë mundësinë për të mbijetuar mundësinë për të mbijetuar mbi mijëra iranianëve. Nuk mund ti zgjidhim problemet por mund të japim një ndihmesë dhe besoj se nuk mund të ekzistojë koncepti ‘ja të shikojmë dhe nga krahu tjetër, që ja do ta shikojmë ndonjë zgjidhje’. Por besoj që njëherë që jemi anëtarë të Bashkimit Evropian, mund të shikojmë dhe ti rendisim të gjitha këto karakteristikat tona në ecurinë tonë dhe kolegët tonë në këtë bashkëpunim.”, tha Rama.

“Shqipëria nuk është një vend i BE por jemi në Evropë në një shtet europian dhe na mungon U-ja përpara. Kjo nuk na pengon për t’a parë botën si europian. Ne nuk do ta bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër të BE, me gjithë respektin ka një ndryshim të madh, historik kulturor gjithashtu emocional që lidh Shqipërinë me Italinë dhe shqiptarët me italianët. Kemi borxh të madh ndaj Italisë nga dita e parë që kemi mbërritur në këtë anë të bregut të detit për të gjetur mbështetje dhe për të pasur një jetë më të mirë. Nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet. Nuk dua të gjykoj në meritën politke në lidhje me vendimet por ne na takon të përgjigjemi të pranishëm kur mund të gjendemi për të ndihmuar. Me shumë pak për të menaxhuar një situatë, për një situat që është e vështirë për ju. Gjeografia është kthyer në mallkimin për Italinë. Kur hyn në Itali zëre se ke hyrë në Evropë. Kemi dhënë ndihmesë të gjithë atyre popullsive kundër spastrimit etnik të Millosheviçit i ka dhënë strehim mijëra vajzave dhe grave afgane brenda pjesës sonë të aleancës strategjike në NATO”.