Pas pritjes me ceremoni zyrtare nga kryeministrja italiane Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama është po zhvillon një konferencë të përbashkët për shtyp me të.
Gjatë fjalës së tij, Rama u ndal te marrëveshja me Italinë për përballimin e refugjatëve, ku tha se është një arritje e madhe.
Ndër të tjera, kreu i qeverisë tha se Italia është mbështetësja kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
“Italia është mbështetësja kryesore që Shqipëria të anëtarësohet në Bashkimin Evropian. Marrëveshja e sotme është shumë e rëndësishme. Ne jemi në Evropa, jemi një shtet evropian dhe na mungon U para. Ne nuk do e bënim këtë marrëveshje me asnjë vend tjetër, me gjithë respektin. Me një ndryshim historik kulturor. Të paguajmë atë borxh ndaj Italisë, flas për ditën e parë që ke mi ardhur në brigjet italiane. Në raste të tjera, nëse Italia thërret Shqipëria përgjigjet.”, u shpreh Rama.