Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë pune në Itali, ku është takuar me kryeministren Giorgia Meloni.
Kreu i qeverisë shqiptare është pritur me një ceremoni zyrtare. Rama duket se është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe ministri i Brendshëm Taulant Balla.
‘Romë, Palazzo Chigi – Me kryeministren e Republikës së Italisë, Giorgia Meloni!’- shkuan Rama.
Pas takimit, të dy kryeministrat do të kenë një komunikim për mediat.