Vendosni fjalën kyçe....

Salianji: Janë 300 gardistë, Kryesia është rrethuar me autoblind


Deputeti Ervin Salianji ka deklaruar se Kryesia e Kuvendit është rrethuar me autoblinda dhe me 300 gardistë, për t’i penguar deputetët e opozitës që të futen në mbledhje.

Ai tha se ajo që po ndodh sot është e paimagjinueshme, duke deklaruar se qeveria sot ka dhënë urdhër që deputetët e opozitës t’i ndalojnë fizikisht, ndërsa nesër mund të japin urdhër që t’i eliminojnë fizikisht.

“Këtu të vetmit njerëz që po tentojnë ta mbajnë me dhunë fizike dhe psikologjike dhe banda, janë deputetët e PS, Rama. Shikoni sjellje brutale, e paimagjinueshme. Nuk ka ndodh ndonjëherë që të vendosen më shumë sesa 300 gardistë dhe rrethim me autoblind për të ndaluar fjalën. Kërkohet të izolohet edhe fjala. Ndaj japin urdhra të paligjshëm, sot i kanë dhënë urdhër për t’i ndaluar fizikisht, nesër mund t’i japin urdhër t’i eliminojnë fizikish.

Ne nuk jemi këtu për të bërë luftë muskujsh. Por në momentin kur ka kërkesë llogarie ndaj qeverisë, ndodh kjo që ju shihni sot. Ajo që patë ditën e enjte kur kalonin ligjet. Betejën në publik se ku qëndron e drejta, opozita e ka fituar. Kjo nuk është betejë e lehtë, por vetëm fillimi”, tha ai.