Vendosni fjalën kyçe....

“S’do jemi kurrë vendi ku shtete të pasura do ngrenë kampe për refugjatët e tyre” – Ç’premtonte Rama dy vite më parë (Video)


Kryeministri Rama deklaronte dy vite më parë se Shqipëria nuk do ndërtojë kurrë kampe për refugjatët e vendeve të pasura.

Sot ai nënshkroi në Itali një marrëveshje me kryeministren e vendit fqinj Meloni për ngritjen në Shqipëri të dy kampeve për pritjen e refugjatëve që kapen në det nga pala italiane.

“Shqipëria nuk do jetë kurrë një vend ku vende shumë të pasura do krijojnë kampe për refugjatët e tyre, asnjëherë.” – deklaronte asokohe Rama.

Sipas marrëveshjes, dy qendrat do presin nga 36 mijë deri në 39 mijë refugjatë në vit.

Ato do ngrihen në Portin e Shëngjinit e në Gjadër e refugjatët e kapur në det do presin aty shqyrtimin e kërkesës së azilit. Sipas mediave italiane, ato do ngrihen nga Italia po Shqipëria nuk ka ketë asnjë kompensim financiar prej tyre.