Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i spitalit në Gaza: Rreth 200 vetë janë vrarë brenda natës


 

Shefi i spitalit në Gaza ka folur rreth sulmeve të kryera, ku është shprehur se grevat e mbrëmshme ishin shumë intensive.  Gjithashtu ai shtoi se rreth 450 objektiva u goditën në të gjithë Rripin e Gazës, shkruan BBC.

Grevat e mbrëmshme ishin shumë intensive. Ndoshta më i madhi në Gaza që nga fillimi i kësaj lufte.  Rreth 450 objektiva u goditën në të gjithë Rripin e Gazës, por fokusi kryesor i grevave ishin veri-perëndimi dhe jug-perëndimi i Gazës ku Izraeli po zgjeron operacionin e tij tokësor.  Pasi komunikimet rifilluan sot në mëngjes, fola me drejtorin e spitalit Al Shifa të qytetit të Gazës, i cili tha se rreth 200 vetë u vranë në greva gjatë natës.

Ai thotë se spitali është i mbytur nga numri i trupave dhe dëmtimeve. Gjithashti sjtoi se pret që numri i viktimave të rritet përsëri, është shprehur shefi i spitalit në Gaza.