Me tensione është shoqëruar paraditja e sotme në Kryesinë e Kuvendit, pasi deputetët e opozitës nuk u lejuan nga Garda që të futen në zyrat e Kryesisë, ç’ka solli më pas edhe përplasje.
Ndërsa disa prej deputetëve, të përjashtuar nga Kuvendi pas vendimit të Komisionit të etikës, kapërcyen hekurat dhe u futën brenda, disa te tjerë zgjodhën që të futen nga dritaren.
Ndërkohë është zbardhur edhe shkresa e Kuvendit drejtuar Gardës, ku njoftohet se deputetët e përjashtuar, nuk do të lejohen që të jenë pjesë e aktiviteteve në Kryesinë e Kuvendit, deri në përfundim të aftit.