Vendosni fjalën kyçe....

Tensionet në Kryesinë e Kuvendit, Salianji: Hyrja nga dritarja akt simbolik


Deputeti Ervin Salianji ka sqaruar edhe njëherë situatën që ndodhi para kryesisë së Kuvendit. Ndërsa u ndaluan nga Garda për t’u futur në zyrat e Kryesisë për mbledhjen e grupit, deputetët e opozitës u futën nga dritaret.

Ai tha se ky ishte një akst simbolik për të treguar se nëse ka vullnet asgjë nuk ndalohet. Por po ashtu, për të treguar “banalitetin e agresionit të qeverisë’, që sipas tij detyron deputetët që të futen nga dritaret për të shkuar në punë.

“Ishte akt simbolik për të treguar se nëse ka vullnet, asgjë nuk ndalohet, por dhe për të treguar banalitetin e agresionit që bën qeveria me gardën që për të shkuar në vendin e punës deputetëve u duhet të hyjnë nga dritaret. Ndodhi ndonjë gjë? Patë gjë ju? S’ka sens të ndalohet deputeti. Ishte një show i PS që të tregonte se ka forcë”, tha Salianji.