Vendosni fjalën kyçe....

Basha sulmon Ramën për kampet e emigrantëve: E papranueshme, të mos shkelen interesat kombëtare


Kreu i PD-së Basha ka sulmuar kryeministrin Rama për marrëveshjen e nënshkruar prej tij me homologen italiane Meloni që parasheh ardhjen në Shqipëri të deri 39 mijë emigrantëe të paligjshëm.

Ai tha sot se një vend i cili përballet me largimin masiv të të rinjve dhe profesionistëve të hapë dyert për emigrantët e paligjshëm.

Kryedemokrati tha gjithashtu se kreu i qeverisë do përballet me interpelancë për çështjen në fjalë sapo të kthehet nga Italia.

“Detyra e parë është të vijë të bëjë transparencën kush i ka dhënë mandat të negociojë? Nuk mundesh nga njëra anë të përzësh shqiptarët nga ana tjetër të hapësh kufijtë për emigrantë të paligjshëm. Mbi çfarë baze? Parimi i parë i qeverisjes është transparenca, sepse kështu garantohet që marrëveshje të tij mos të shkelin interesat kombëtare për interesat personale të një politikani në hall kushdoqoftë ky edhe kryeministri. Sapo të kthehet do të përballet me interpelancë në Kuvend, të japë llogari çfarë është kjo marrëveshje që as nuk u debatua. Si mundet që një vendi që po i largohen qytetarët për shkak të keqqeverisjes dhe të hapësh kufijtë për emigrantë të paligjshëm? Kjo është e papranueshme.” – tha Basha.