Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja thotë se ka kërkuar hollësi nga Italia mbi marrëveshjen për emigrantët me Ramën


Komisioni i BE-së thotë se “ishte i informuar për marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët përpara njoftimit”.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Brukselit, Anitta Hipper, e cila shton: “Jemi në kontakt me autoritetet italiane, kemi kërkuar të marrim hollësi për marrëveshjen e emigracionit me Shqipërinë. Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë”, theksoi ajo.

Sipas BE-së, marrëveshja mes Ramës e Melonit duket ndryshe nga ajo mes Britanisë së Madhe e Ruandës.

Lidhur me krahasimin e marrëveshjes së lidhur nga Meloni me atë Britani e Madhe-Ruandë për kontraktimin e emigrantëve, pas vizitës së papritur të kryeministres italiane në Shqipëri këtë verë, Hipper specifikon: “Ne kemi ngritur disa pyetje në lidhje me marrëveshjen e Londrës, na duhet më shumë informacion nga Italia para se të hyjmë në hollësi, por nga gjërat e para që shohim nuk është e njëjta gjë.”

Më pas zëdhënësja vijoi: “Në lidhje me kërkesat për azil të paraqitura në territorin e një shteti anëtar, dhe këtu përfshihet edhe kufiri tokësor edhe ai detar, ka një element që thotë gjithashtu se Shtetet Anëtare nuk janë të përjashtuara nga miratimi i masave sipas ligjit kombëtar për të lejuar paraqitjen e kërkesave për azil nga personat që vijnë nga vendet e treta. Megjithatë, kjo duhet të bëhet pa paragjykuar aplikimin e azilit të Bashkimit Evropian. Tani duhet të shohim saktësisht se çfarë do të bëhet përpara se të mund të komentojmë.

BE-ja thotë se ka kërkuar hollësi nga Italia mbi marrveshjen për emigrantët me Shqipërinë

Komisioni i BE-së thotë se “ishte i informuar për marrëveshjen Itali-Shqipëri për emigrantët përpara njoftimit”. Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Brukselit, Anitta Hipper, e cila shton: “Jemi në kontakt me autoritetet italiane, kemi kërkuar të marrim hollësi për marrëveshjen e emigracionit me Shqipërinë. Para se të komentojmë më tej, duhet të kuptojmë se çfarë saktësisht synojmë të bëjmë”, theksoi ajo.

Sipas BE-së, marrëveshja mes Ramës e Melonit duket ndryshe nga ajo mes Britanisë së Madhe e Ruandës.

Lidhur me krahasimin e marrëveshjes së lidhur nga Meloni me atë Britani e Madhe-Ruandë për kontraktimin e emigrantëve, pas vizitës së papritur të kryeministres italiane në Shqipëri këtë verë, Hipper specifikon: “Ne kemi ngritur disa pyetje në lidhje me marrëveshjen e Londrës, na duhet më shumë informacion nga Italia para se të hyjmë në hollësi, por nga gjërat e para që shohim nuk është e njëjta gjë.”

Më pas zëdhënësja vijoi: “Në lidhje me kërkesat për azil të paraqitura në territorin e një shteti anëtar, dhe këtu përfshihet edhe kufiri tokësor edhe ai detar, ka një element që thotë gjithashtu se Shtetet Anëtare nuk janë të përjashtuara nga miratimi i masave sipas ligjit kombëtar për të lejuar paraqitjen e kërkesave për azil nga personat që vijnë nga vendet e treta. Megjithatë, kjo duhet të bëhet pa paragjykuar aplikimin e azilit të Bashkimit Evropian. Tani duhet të shohim saktësisht se çfarë do të bëhet përpara se të mund të komentojmë.

Marrëveshja u nënshkrua ditën e djeshme në Romës mes kryeministres italiane Meloni e atij shqiptar Rama.

Ajo parashikon ngritjen në Portin e Shëngjinit e në Lezhë të dy kampeve që do presin deri në 39 mijë emigrantë në vit.

Bëhet fjalë për emigrantë që do kapen në det pa mbërritur në tokën italiane.

Ata do qëndrojnë në Shqipëri deri në shqyrtimin e kërkesës për azil e në rast se nuk e përfitojnë, do riatdhesohen.

Kampet do ndërtohen nga Italia ndërsa Shqipëria nuk do marrë asgjë si kompensim financiar duke ofruar sigurinë për kampet.