Vendosni fjalën kyçe....

GJKKO rrëzon kërkesën e Belerit për përjashtim të trupës gjykuese, dëshmitari merret në pyetje me dyer të mbyllura


GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka si dhe të gjithë trupës gjykuese.

Në seancën e zhvilluar sot për kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë që dëshmia e Arsen Ramës të bëhet me dyer të mbyllura.

Sipas SPAK, ky shtetas ka marrë kërcënime pas arrestimit të Bejlerit, dhe i kanë dëmtuar makinën. Për këte SPAK kërkoj marrjen në pyetje me dyer të mbyllura. Lidhur me kërkesën e mbrojtjes, avokatët mbrojtës kërkuan që seanca te zhvillohet me dyer të hapura për shkak se deklarimet e këtij shtetasi kanë dalë në media. Gjithashtu mbrojtja shtoi se ai lëviz lirshëm dhe në asnjë moment nuk ështe kërcënuar. Ndërsa përsa i përket dëmtimit të makinës, avokatët mbrojtës shtuan se ajo është dëmtuar nga pronari i një servisi me të cilin Rama ka psur konflikt. Pas dëgjimit të palëve, gjykata vendosi pranimin e Kërkesës së SPAK dhe vijimin e seancës me dyer të mbyllura.

Ndërkohë dëshmitë e tjera do të mbahen me dyer të hapura.