Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Sigurisë “mblidhet” në korridor, debate midis deputetëve të PS dhe PD për komisionet hetimore


Mbledhja e Komisionit të Sigurisë u zhvillua në korridoret e Kryesisë së Kuvendit. Deputetët e opozitës dhe ata të Partisë Socialiste u përfshinë në debate në lidhje me kërkesën për komisionet hetimore.

Deputeti socialist, Vullnet Sinaj u kërkoi kolegëve të opozitës që t’i drejtohen sërish Gjykatës Kushtetuese ndërsa këta të fundit thanë se ngritja e këtyre komisioneve bëhen në zbatim të vendimit të mëhershëm të kësaj gjykate.

Sinaj: Nuk mund të bëhet Parlamenti gjykatë.

Gështenja: Sapo tha Dumani që nuk cenon fare hetimin. Ne rekomandojmë komisionet hetimore. A e dëgjove kryeprokurorin dje.

Sinaj: Vetëm Gjykata Kushtetuese mund të shpjegojë Kushtetutën.

Gështenja: Ne kërkojmë respektimin e vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sinaj: Në vend që të rrini këtu të na pengoni drejtohuni Gjykatës Kushtetuese.

Gështenja: Keni një vendim të Gjykatës Kushtetuese, pse nuk e nxirrni.