Vendosni fjalën kyçe....

Largimi i Agron Shehajt nga grupi i PD, Berisha: E respektoj vendimin e tij


I pyetur nga selia e Kuvendit edhe për vendimin e deputetit Agron Shehaj për t’u larguar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se e respekton vendimin e tij. Do të ketë zhvillime u shpreh Berisha, ndërsa shpjegoi se në mënyrë miqësore i ka pohuar deputetit Shehaj se kontributet e tij të pamohueshme marrin peshë me shumë se askund tjetër.

“Deputeti Agron Shehu është një deputet si çdo deputet tjetër ka gjykimin e tij dhe në këtë aspekt respektoj mendimin e çdo deputeti. Unë kam folur, i kam thënë që respektoj vendimin e tij. I kam thënë në mënyrë më miqësore që ke kontribute të pamohueshme dhe kontributet tua më shumë se këtu nuk marrin peshë kund tjetër. Njeriu që nuk frikëson tjerët, nuk frikësohet vetë. Do ketë zhvillime”, tha Berisha.