Sali Berisha ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit.
Në një deklaratë për mediat Berisha komentoi marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët, ku tha se firma e Ramës në atë marrëveshje është pavlerë sepse ai është në hetim ndërkombëtar.
“Duke shprehur respektin tim për Melonin më duhet t’i them se firma e Ramës në atë marrëveshje është pavlerë sepse Rama është në hetim ndërkombëtar dhe është i gatshëm të firmosë çdo gjë për të shpëtuar ‘menderen’ e tij nga ai hetim ndërkombëtar i pashpresë”, tha ai.