Vendosni fjalën kyçe....

Netanyahu thotë se Izraeli do të ketë ‘përgjegjësi sigurie’ për Gazën pas luftimeve


Në një intervistë me transmetuesin amerikan ABC News, Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli do të ketë “përgjegjësi të përgjithshme të sigurisë” për Gazën pasi të përfundojnë luftimet.

Kryeministri izraelit gjithashtu i rezistoi thirrjeve për një armëpushim, por tha se mund të jenë të mundshme pauzat humanitare për të lejuar ndihmën në enklavë dhe daljen e pengjeve izraelite.

Gjatë natës u raportuan shpërthime në qytetin jugor të Gazës, Khan Younis dhe gjetkë, sipas BBC.

Kanë kaluar një muaj që kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe rrëmbyer më shumë se 200 të tjerë – pothuajse të gjithë mbeten robër.

Ushtria izraelite është kundërpërgjigjur duke nisur sulmet ajrore në Gaza dhe duke dërguar trupa, e cila  thotë se po synon infrastrukturën e Hamasit dhe minimizon vdekjet e civilëve

Më shumë se 10,000 njerëz janë vrarë në Gaza sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, duke përfshirë më shumë se 4,100 fëmijë.

Në Jerusalem mbrëmë, turmat u mblodhën për të ndezur 1400 qirinj dhe fytyrat e pengjeve u projektuan në Murin Perëndimor.