Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti ukrainas sanksionoi 9 kompani që dyshohen se kanë lidhje me biznesmenin rus, Mikhail Fridman


Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sanksionoi të martën nëntë kompani që dyshohet se janë të lidhura me biznesmenin rus Mikhail Fridman. Masat kufizuese u vendosen me vendim të Këshillit të Sigurimit të Ukrainës për një periudhë 2 deri në 10 vjet kundër kompanive të vendosura në Qipro, Luksemburg dhe Lihtenstajn, shkruan AA.

Në fillim të shtatorit Shërbimi ukrainas i Sigurisë akuzoi Fridman për financimin e ‘operacionit special ushtarak’ të Rusisë që Moska nisi në shkurt të vitit të kaluar.