Vendosni fjalën kyçe....

Prezencë të shtuar të Gardës në Kryesinë e Kuvendit, 10 komisione parlamentare, pesë prej tyre online


Ditën e sotme janë parashikuar një sërë komisionesh parlamentare, ku fokusi i diskutimit do të jetë projektbuxheti 2024.

Pas kaosit që deputetët demokratë kanë krijuar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit ditën e djeshme, Partia Socialiste ka zhvendosur mbledhjet e komisioneve online.

Sot ne ambientet e jashtme te Kryesise se Kuvendit ka prezence te shtuar te Gardes.

Komisionet që do të mbahen sot

Komisioni për Politikën e Jashtme Online Ora:09:30

Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online 09:30

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut në Kryesinë e Kuvendit Ora:10:00

Komisioni për Politikën e Jashtme online Ora:10:00

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:11:30

Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë Online Ora:11:30

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin në Kryesinë e Kuvendit Ora:12:30

Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:00

Komisioni për Sigurinë Kombëtare në Kryesinë e Kuvendit Ora:13:30

Komisioni për Ekonominë dhe Financat Online Ora:15:00