Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Në 2030 do arrijmë 20 milionë turistë


Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Asambleja e zgjeruar e PS-së se deri në 2030 Shqipëria mund të arrijë shifrën e 20 milionë vizitorëve të huaj.

Mbase është pak, por këtë vit ne kemi përjetuar një moment jashtëzakonisht domethënës kthese të mishëruar te turizm. Kemi arritur një shifër që jo shumë vite më parë do dukej e paimagjinueshme dhe ndërkohë kemi arritur në muajin tetor, që nuk është piku i sezonit, të kemi një kapërcim befasues të numrit të turistëve që kanë hyrë në Shqipëri. Kanë ardhur mbi 80% plus, nga janari në tetor kemi prekur shifrën e 9 milionë turistëve.

Nëse ky trend vazhdon deri në fund të vitit, do i afrohemi shifrës 10 milionë turistë, që është shumë domethënëse për Shqipërinë, se janë 10 milionë konsumatorë të huaj, se flas vetëm për ata me pasaportë të huaj. Kjo përkthehet në një konsum shumë të lartë.  Në vitin 2030 do të arrijmë 20 milionë turistë, duket si e pamundur, por sot Shqipëria është në një nivel të ri, është hapur një portë e re”,-tha kryeministri Rama.