Vendosni fjalën kyçe....

Rama për studentët e Mjekësisë: Kostoja e studimeve në Shqipëri është 1/16 e kostos reale


Kryeministri Edi Rama, në Asamblenë e PS-së ka folur në lidhje me protestën e studentëve të mjekësisë për diplomat. Ai ka theksuar se kostoja e studimeve në Mjekësi është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka krahasim me koston e studimeve në Gjermani.

Rama mori si shembull, studimet për Magjistraturën ku tha se ato janë të detyruar që të punojnë në vend për 5 vite.

“Mjekësia, i keni parë ata kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasim me koston e studimeve në Gjermani nuk ka fare. Një nga arsyet se sot në Gjermani ka një problem me mjekët është kostoja shumë e lartë e studimeve. Bukur, atëherë për çfarë arsyeje të gjithë ju, që doni ti bëni studimet me kosto thuajse zero, të marrin diplomë për faktin se kostoja reale mbulohet nga taksat e të gjithëve ju duan të ikin në Gjermani direkt. Për çfarë paguan taksa sistemi shqiptar, për popullin gjerman. Ne kemi një sistem në shkollën e magjistraturës, që është e qartë që kush mbaron shkollën është i detyruar të punojë këtu. Si është e mundur që të pranojmë ne këtu.

Nëse do të ikë në Gjermani duhet të paguajë tarifën, që nuk është e plota, por një tarifë tjetër. Merr diplomën më pas shko në Gjermani. Por nëse do të marrësh diplomën me tarifën që të paguajnë taksapaguesit shqiptar, ke një detyrimin që një periudhë kohe deri në 5 vite tua kthesh këtu investimin që kanë bërë te ti. Europa është turrur për ’mish njeriu’ dhe konkurrenca më e madhe do të jetë kush të kapi krahun e punës. Në një sektor të tillë nuk mund të rrimë të shikojmë si kalojnë vitet në universitet studentët dhe më pas ikin”.- tha Rama.