Vendosni fjalën kyçe....

U shfaq duke dhunuar 3-vjeçaren me vizore, shoqërohet në polici edukatorja e kopshtit privat


Edukatorja e kopshtit privat ‘Stinët’ në Tiranë Majlinda Dhima është shoqëruar në polici.

Shoqërimi i saj vjen pasi ajo shfaqet duke dhunuar me vizore e shuplaka një 3-vjeçare në kopsht, ngjarje e ndodhur më 1 nëntor të këtij viti.

E mitura u dërgua më pas Pediatrinë e QSUT-së e prej aty te Trauma ku u konstatu e kishte të thyer kockën e kofshës.

Rrethanat e thyerjes janë ende të pqarta ndërsa janë sekuestruar kamerat e sigurisë së kopshtit privat. Ministria e Arsimit ka njoftuar se ka ngritur një grup pune e ka kërkuar mbylljen e kopshtit privat ‘Stinët’ pasi sipas saj vepronte pa licencë.