Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Marrëveshja për kampet e emigrantëve shkel Kushtetutën, rrezik serioz për qytetarët e vendin


Kreu i Rithemelimit, Berisha, ka denoncuar kryeministrin Rama për firmosjen e marrëveshjes me Italinë që parasheh ngritjen e dy kampeve për pritjen e trajtimi e emigrantëve të paligjshëm që kapen në det.

Ai tha se territori i Shqipërisë kontrollohet nga grupet kombëtare e ndërkombëtare të trafikut të drogës të lidhura me Ramën e zyrtarë të tjerë qeveritarë. Berisha shtoi më tej se kampet që do vendosen në Shqipëri janë rrezik serioz për qytetarët shqiptarë e vendin në tërësi.

Në fund kreu i Rithemelimit vërejti se firmosja e marrëveshjes nga Rama është në funksion të pushtetit të tij të degraduar dhe se ajo mund të pranohet nga PD-ja pasi është në shkelje të Kushtetutës.

“PD deklaron se narko regjimi i Ramës nuk mund të garantojë respektimin më minimal të të drejtave të refugjatëve. Dëshmi e kësaj është keqtrajtimi çnjerëzor me pasoja vdekje i refugjatëve iranianë në Manëz. Territori i Shqipërisë kontrollohet nga grupet kombëtare dhe ndërkombëtare të trafikut të drogës, të lidhura me Ramën, Ballën dhe zyrtarë të tjerë. PD vlerëson se vendosja e kampeve në Shqipëri, përbën rrezik serioz real për sigurinë e qytetarëve shqiptarë dhe vendit në tërësi. Firmosja e kësaj marrëveshje nga Rama është bërë vetëm në funksion të pushtetit të tij të degraduar. PD shton se Rama është nën hetim ndërkombëtar për skandalin McGonigal.  PD nuk pranon një marrëveshje që vjen në shkelje të Kushtetutës, konventës europiane të të drejtave të njeriut. PD garanton Italinë se mbetet e vendosur të punojë ngushtë për forcimin e miqësisë.” – tha Berisha.