Tetë persona janë vënë në pranga nga policia e Tiranës nën akuzën e mashtrimit të shtetasve të huaj për të investuar në tregje fiktive.
Në kuadër të operacionit “World Clock” ku u goditën 2 call center-a, janë arrestuar Eni Sula, Emiljano Paja, Mario Sota, Erjon Hoxha, Alma Haruni, Saimir Brakaj, Fjoralba Hoxha dhe Erjona Murrizi.
“Të arrestuarit, dyshohet se gjatë natës, mashtronin persona në kontinente të ndryshme duke i bindur që të investonin shuma të mëdha eurosh në tregje fiktive.
Nga kontrollet, në të dyja call centerat u gjetën 75 punonjës të paregjistruar, si dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 13 500 euro, një automjet luksoz, prodhim i viteve të fundit, 75 laptopë, 25 kompjuterë, 35 celularë, 2 servera, 2 DVR dhe disa blloqe shënimesh, me emrat e shtetasve të mashtruar”, njofton policia.