Vendosni fjalën kyçe....

Grabitën tabakinon në Vlorë, në pranga 2 adoleshentë


Dy adoleshentë kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi akuzohen për një vjedhje. Policia bënë me dije se shtetasit me iniciale, nën kërcënimin e një thike kanë vjedhur një shumë lekësh në një tabakino. Ngjarja ndodhi në lagjen “Pavarësia”. Ndërkohë, dy hajdutët janë arrestuar nga policia.

NJOFTIMI I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 7”, kundër veprimtarisë kriminale të vjedhjes. Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas që i morën me forcë një shumë parash, pronarit të një tabakinoje, duke e kanosur atë me mjet prerës (thikë). Të 2 të arrestuarit, me precedent të mëparshëm penal për vjedhje.

Sekuestrohen mjeti prerës (thikë) dhe veshjet e përdorura nga këta shtetas. Vijon puna për kapjen e një shtetasi tjetër që nuk kallëzoi këtë krim dhe ka kryer një tjetër vjedhje, në një market në qytet.

Si rezultat i administrimit me përparësi të kallëzimit të një 19-vjeçari, se 2 shtetas i kishin marrë me forcë një shumë parash, në tabakinon e tij, në lagjen “Pavarësia”, duke e kanosur me thikë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Storm 7”, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe vënien në pranga të 2 autorëve të dyshuar të këtij rasti, shtetasve:

  1. T., 18 vjeç dhe E. V., 16 vjeç, të dy banues në Vlorë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi A. N., 15 vjeç, i cili ka patur dijeni për këtë krim, por nuk ka kallëzuar, dhe gjithashtu dyshohet si autor i vjedhjes së një shume parash, në një market, në Vlorë, më datë 04.11.2023. Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme,njofton policia.