Vendosni fjalën kyçe....

KE rekomandon bisedime anëtarësimi me Ukrainën e Moldavinë


Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen e bëri këtë të ditur të mërkurën në Bruksel dhe foli për “një ditë historike”. Ajo propozoi që Gjeorgjia të bëhet vend kandidat për në BE, por e lidhi këtë me kërkesën për një sërë reformash që duhen bërë në vend.

Po ashtu edhe për Bosnje-Hercegovinën Komisioni Europian ka lajme të mira: KE rekomandon me kushte fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Bosnje-Hercegovinën, “sapo të jetë arritur masa e kërkuar në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit”. Marsin e ardhshëm Komisioni Europian do t’u paraqesë vendeve anëtare të BE për këtë një raport të posaçëm.

Presidentja moldave, Maia Sandu tha të mërkurën, se rekomandimi nga Komisioni Europian është “një hap themelor” për vendin e saj. “Moldavia është fuqimisht në rrugën e anëtarësimit në BE dhe do të vazhdojë të punojë pa pushim për të realizuar këtë qëllim.”

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e DW.