Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i PL-së Meta shkon në SPAK: Telenovela CEZ-DIA, është gjykuar dy herë


Kreu i Partisë së Lirisë paraqitet në SPAK.

Ai tha se çështja për të cilën është thirrur, CEZ-DIA, është gjykuar edhe dy herë të tjera.

Ish-presidenti  tha gjithashtu se çështja është rihapur nga një kallëzues i rremë në vitin 2019.

Meta shtoi se kallëzuesi është dënuar për dhunë në famile e për shpifje.

“Për telenovelën CEZ-DIA. Meqë jeni lajmëruar herët dhe po përballoni dhe shiun. Është një telenovelë, që është e gjykuar nja dy herë, dhe është rihapur për rastin konkret në dhjetor të 2029 nga një kallëzues i rremë që është dënuar dy herë nga gjykata për shpifje dhe për dhunë në familje.” – tha Meta.