Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar për shkak të motit të keq.
Nëpërmjet një mesazhi në ‘Facebook’ Rama theksoi se të gjitha strukturat janë në terren, për të siguruar kthimin në normalitet.
“Të gjitha strukturat shtetërore në terren për të siguruar kthimin në normalitet
Drejtuesit e automjeteve të evitojnë lëvizjet e panevojshme dhe të respektojnë me përpikmëri rregullat e qarkullimit rrugor”, ka shkruar Rama.