Vendosni fjalën kyçe....

Punime në Bypass-in e Vlorës, bllokohet përkohësisht kalimi në disa kilometra


Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpateve nga rënia e gurëve duke mbyllur një segment të tijin përkohësisht.

Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.

Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku.