Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria miraton VKM-në për çeljen e shkollës së arsimit të mesëm të ulët në gjuhën frënge


Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale”, ku mësimi zhvillohet në gjuhën frënge.

Sipas VKM-së së publikuar, vendimi vjen në mbështetje të ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, me propozim të ministrit të Arsimit dhe Sportit.

 

VENDIMI PËR HAPJEN E INSTITUCIONIT ARSIMOR PRIVAT PARAUNIVERSITAR TË ARSIMIT TË MESËM TË ULËT “ECOLE INTERNATIONALE”,   KU MËSIMI ZHVILLOHET NË GJUHËN FRËNGE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 5, të nenit 42, të  ligjit nr.69/2012, “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

1.Hapjen e institucionit arsimor privat parauniversitar të arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale”, me kohë të plotë, i cili ushtron veprimtarinë arsimore, në adresën: Rruga Tiranë-Elbasan, km 5, Lundër, Tiranë, me numër pasurie 867/19. Në këtë institucion arsimor mësimi zhvillohet në gjuhën frënge, ndërsa lëndët “Gjuhë shqipe”, “Histori e kombit shqiptar” dhe “Gjeografi e Shqipërisë” zhvillohen detyrimisht në gjuhën shqipe.

2.Ngarkohen Ministria e  Arsimit  dhe  Sportit,  Drejtoria  e  Përgjithshme  e  Arsimit Parauniversitar, Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar, Durrës, Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar, Tiranë, dhe institucioni arsimor privat parauniversitar i arsimit të mesëm të ulët “Ecole Internationale” për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.