Vendosni fjalën kyçe....

Rastet e sifilizit te të sapolindurit në SHBA janë rritur 10 herë brenda dhjetëvjeçarit


Numri i të porsalindurve me sifiliz në Shtetet e Bashkuara u rrit më shumë se 10 herë në dekadën e fundit, raportoi të martën Qendra e SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Agjencia tha se 3,761 raste u regjistruan në vitin 2022, më i larti në mbi 30 vjet, nga 334 raste në 2012. Rastet e 2022 përfshinin 231 lindje të vdekura dhe 51 vdekje foshnjore.

9 nga 10 raste mund të ishin parandaluar me testimin dhe trajtimin në kohë gjatë shtatzënisë, tha Laura Bachmann, shefe mjekësore në Divizionin e Parandalimit të STD të CDC.

Sifilizi është një infeksion seksualisht i transmetueshëm që mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore pa trajtim, dhe gjatë shtatzënisë, mund të çojë në lindje të vdekur, abort, vdekje foshnjore dhe sëmundshmëri të nënës dhe foshnjës.

Duke i trajtuar shpejt pacientët, profesionistët e kujdesit shëndetësor mund të zvogëlojnë disa nga pengesat më të mëdha për kujdesin që disa nëna kanë nevojë, tha Bachmann.

Sifilizi kongjenital ndodh kur një nënë me sifiliz ia kalon infeksionin fëmijës së saj gjatë shtatzënisë.

CDC rekomandon ekzaminimin për sifilizin në vizitën e parë të kujdesit prenatal për të pakësuar  transmetimin perinatal.

Benzathine penicilina G është i vetmi trajtim i rekomanduar për sifilizin gjatë shtatzënisë, i cili duhet të merret si një injeksion me një dozë të vetme ose tre doza me një distancë prej shtatë deri në nëntë ditë, në varësi të fazës së infeksionit, sipas CDC.