Ukraina po përgatitet për “dimrin më të keq” në historinë e saj, ndërsa përgatitet për ndërprerje në shkallë të gjerë për shkak të sulmeve raketore ruse, tha ministri i Jashtëm Dmitry Kuleba.
Moska filloi të godasë infrastrukturën energjetike të Ukrainës vjeshtën e kaluar në përgjigje të bombardimit të urës së Krimesë.
Në një intervistë me të përditshmen gjermane Die Ëelt të hënën, Kuleba zbuloi se kishte blerë “dhjetëra qirinj” dhe babai i tij kishte blerë një kamion me dru zjarri në pritje të sulmeve ruse.
Ministri vuri në dukje se Kievi nuk do e kishte problem nëse Gjermania nuk i siguronte raketa me rreze të gjatë Taurus, por në vend të kësaj dërgonte më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, duke shtuar se Ukraina do bëjë çmos për të mbrojtur termocentralet e saj.
Gjermania ka ngurruar deri tani t’i sigurojë Kievit armë me rreze të gjatë. Kancelari Olaf Scholz shpjegoi se ai nuk dëshiron që këto raketa të përdoren kundër objektivave në Rusi.
Duke komentuar këtë çështje në shtator, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e përshkroi këtë armatim si jashtëzakonisht të sofistikuar, duke shtuar se “kur ne ofrojmë diçka, ajo duhet të punojë në terren”.