Vendosni fjalën kyçe....

3-vjeçares iu thye këmba nga dhuna barbare e edukatores në kopshtin privat, ngjarja e rëndë në rend kronologjik


Një ngjarje tejet e rëndë ka tronditur opinionin publik në vend ditët e fundit.

Bëhet fjalë për dhunën barbare ndaj një një të miture vetëm 3-vjeç në kopshtin privat ‘Stinët’ në Tiranë.

E mitura u dhunua barbarisht nga edukatorja Majlinda Dehima, e cila i theu këmbën dhe e dhunoi me vizore e shuplaka.

Ngjarja solli reagime të shumta publike ndërkohë e mitura ndodhet te Trauma me një thyerje të rëndë të këmbës. Edukatorja Dehima po hetohet në gjendje të lirë kurse janë pezulluar 3 zyrtarë policie bë Komisariatin  1 në Tiranë.

Çfarë ka ndodhur deri tani në rend kronologjik.

Denoncimi i ngjarjes më 6 nëntor

Ngjarja u denoncua nga emisioni Stop në TV Klan në fillim të javës pas denoncimit të prindit të së miturës që në datën 1 nëntor.

Në pamjet filmike të shfaqura në emisionin ‘Stop’, shfaqet eduktarorja Dehima e cila dhunon të miturën me vizore e shuplaka, megjithatë fillimisht ishte ende e paqartë se si kishte ndodhur thyerja e këmbës.

Me shfaqjen e pamjeve të tjera filmike një ditë më pas, u vërtetua se thyerja e këmbës kishte ndodhur nga dhuna e edukatores në dhomën e gjumit të fëmijëve.

Në dëshminë e saj në polici, edukatorja pohoi se e kishte goditur të miturën me vizore për t’i tërhequr Shfaqen pëmendjen në mësim, ndërsa tha se këmba mund t’i ishte dëmtuar në hapësirën mes krevateve.

3-vjeçarja u mbaj disa orë në kopsht pas thyerjes së këmbës dhe fillimisht u dërgua te Pediatria në QSUT, e prej këtej te Trauma, ku u konstatua edhe thyerja e rëndë e kockës së kofshës.

7 nëntor, kërkohet mbyllja e kopshtit ‘Stinët’

Pas denoncimit të ngjarjes së rëndë në media, Ministria e Arsimit tha se i kishte kërkuar Policisë së Shtetit e Bashkisë Tiranë të mbyllte menjëherë kopshtin privat ‘Stinët’ pasi e ushtronte aktivitetin pa licencë. Po kështu ajo deklaroi se kishte ngritur një grup pune për të verifikuar të gjitha institucionet që ofrojnë shërbime për fëmijët.

Procedim penal për pronarin, shoqërohet edukatorja, pezullohen 3 zyrtarë policie

Ndërsa policia nisi procedim penal për Daniel Danushin, pronarin e kopshtit, ku u dhunua 3-vjeçarja e pezulloi zv.shefi i Komisariatit 1 në Tiranë si dhe dy nënKomisarë.

Edukatorja Dehima u shoqërua në polici pas denoncimit por më pas u lirua e do procedohet në gjendje të lirë deri në përfundim të hetimeve.

Pamjet e reja filmike 8 nëntor

Megjithatë pamjet filmike e hedhin poshtë pretendimin e saj për këmbën teksa e dhunon verbalisht të miturën me fjalor të papërshtatshëm.

“Çfarë bën ti mi?! Çfarë bën ti mi?! Hë çfarë bën? Çfarë bën mi?! Pse ta kemi ty qefin ne mëngjes, drekë e darkë? Sharabajgë. Hiqe moj këmbën këtu, hiqe këmbën, hiqe këmbën.” – dëgjohet të thotë edualtorja Majlinda Dehima në video.

Ngjarja e rëndë solli reagime të ashpra publike në rrjetet sociale ndërsa para kopshtit ‘Stinët’ u zhvillua edhe një protestë e prindërve të fëmijëve.