Vendosni fjalën kyçe....

Balla përshëndet protestën për 3-vjeçaren e dhunuar në kopsht: Ta lëmë drejtësinë të bëjë punën


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka përshëndetur protestën e qytetarëve kundër dhunës së ushtruar ndaj 3-vjeçares në një kopsht privat ilegal.

Qytetarët marshuan edhe protestuan edhe poshtë dritares së Ministrit të Brendshëm duke kërkuar drejtësi.

Balla tha se do donte të takonte protestuesit por theksoi se reagimi i institucioneve ka qenë i duhuri.

Ministri i Brendshëm kërkoi që tani t’i lihet drejtësisë të bëjë punën e vetë.

Bashkë me qytetarët mund të kisha protestuar dhe unë, nuk ka asnjë problem. Mendoj se reagimi Policisë dhe i institucioneve të tjera ka qenë i duhur, e përshëndes dhe reagimin e shoqërisë civile. Por biem të gjithë dakord që të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vetë. Vendime te drejtësisë nuk i komentoj asnjëherë. Me veprimet e policisë jeni njohur. Ndaj ne kemi ngritur një akuzë ndaj dy punonjësve të policisë, se është bashkëpunim me dhunuesit. Ndaj reagimi i ministrit të Brendshëm, dhe i policisë, ka qenë i njëjtë dhe për rastin e vajzës në Vlorë. Nuk pata mundësi që t’i takoja protestuesit, pasi ishin larguar. Unë këtu zbrita dhe ju gjeta vetëm ju. Ajo që ka rëndësi dhe është më e saktë, është se tani të lëmë drejtësinë që të bëjë punën e vet.”, tha Balla.