Vendosni fjalën kyçe....

Berisha sulmon Rea Xhillarin, vajzën e Linda Ramës: Duket ëngjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton


 

Sali Berisha ka deklaruar jashtë sallës së Kuvendit se Edi Rama nuk pranon ngritjen e Komisioneve Parlamentare pasi nuk mund të pranojë që vajza e tij, Rea, të hetohet.

Nga sulmet tanimë nuk përjashtohen as familjarët e Ramës, në veçanti vajza e familjes Rea Xhillari.

Sipas Berishës ajo ka fituar tendera publikë në kundërshtim me ligjin, pasi duke qenë pjesë e familjes Rama preket nga konflikti i interesit.

“Rivendosja e të drejtave kushtetuese dhe lejimi i krijimeve komisione hetimore parlamentare… Po nuk mund të pranojë Edi Rama dhe Linda Rama hetimin e Reas, sjelljen e vajzës që duket engjëll, por si shushunjë pi gjakun e shqiptarëve me tenderat që fiton me pushtetin e thjeshtrit.

A mund të ndodhë kjo? A mund të ndodhë që fëmija e kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender? Kur Kushtetuta e ndalon, kur Kushtetuta i heq mandatin kryeministrit nëse familja e tij fiton nga fondet apo burimet të qeverisjes qendrore dhe lokale. Këtu po bëjmë për çdo qytetar, përveç lakejve dhe lëpirësve të Edi Ramës dhe qeverisë” tha Berisha në një intervistë për gazetarët në oborrin e parlamentit.