Qindra qytetarë kanë zhvilluar një protestë përpara Ministrisë së Arsimit për rastin e rrahjes së që i shkaktoi thyerjen e këmbës 3-vjeçares nga edukatorja në një kopsht ilegal në Tiranë.
Edukatorja e Kopshtit Stinët denoncua nga prindërit por vetëm pas bërjes publik të rastit në media u arrit që të vihej përpara përgjegjësisë nga institucionet shqiptarë.
Ministria e Arsimit nuk e kishte nën kontroll këtë kopsht pasi nuk e kishte pajisur me leje dhe ai vepronte në ilegalitet në sy të të gjithë institucioneve.
Të mbledhur para Ministrisë gratë dhe vajzat shprehen të indinjuara duke thënë se institucionet përkatëse të mbajnë përgjegjësi.
Ato thonë se dhe nesër do të dalin në shesh për të protestuar për dhunën ndaj fëmijëve.
Përveç saj, për më shumë se 24 orë heshtën dhe institucionet dhe u desh që të publikohej ky skandal, që të kuptohej që ky kopsht ishte e palicencuar.
Për këtë arsye, qytetarët kanë dalë në protestë ku kërkojnë drejtësi.
Në pankartat e tyre qytetarët kërkojnë dënim për Dehimën, ndërsa ka të tjerë posterë ku fytyra e saj shfaqet me një kryq të kuq dhe kërkohet nga autoritetet që të “bëhet shembull”.