Vendosni fjalën kyçe....

Goditet rrjeti i prostitucionit në SHBA, kishte klientë të niveleve të larta


Prokurorët amerikanë akuzuan të mërkurën tre persona për drejtimin e një rrjeti bordellosh të nivelit të lartë jashtë komplekseve të apartamenteve në Boston dhe Virxhinia veriore, klientët e të cilëve përfshinin zyrtarë të zgjedhur, drejtues të teknologjisë dhe farmaceutikës, avokatë, profesorë dhe oficerë ushtarakë.

Prokurorët federalë në Boston nuk identifikuan asnjë nga “klientëy e pasur dhe me lidhje të rëndësishme” që ata thonë se paguanin deri në 600 dollarë në orë për takime seksuale me gra kryesisht aziatike që po shfrytëzoheshin përmes trafikimit seksual.

Kryeprokurori në detyrë i Massachusetts Josh Levy njoftoi akuzat kundër operatorëve të supozuar të shtëpive publike: Han Lee, 41 vjeç dhe Junmyung Lee, 30 vjeç, nga Massachusetts dhe James Lee, 68 vjeç, nga Kalifornia.

Levy tha se hetimi “sapo kishte filluar” dhe se hetuesit po mblidhnin më shumë prova pas ekzekutimit të urdhrave të kërkimit në vende në Massachusetts, Virxhinia dhe Kaliforni të mërkurën. Tre të pandehurit, të cilët nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, u arrestuan të gjithë të mërkurën.