Babai i futbollistit të Liverpoolit me origjinë kolumbiane, Luis Díaz është liruar nga guerilët e krahut të majtë që e rrëmbyen atë 13 ditë më parë, thonë burime policore dhe media lokale.
Luis Manuel Díaz iu dorëzua Kombeve të Bashkuara dhe zyrtarëve të kishës katolike nga anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ELN).
Ai u rrëmbye më 28 tetor në vendlindjen e familjes, Barrancas.
Atw ditw u rrwmbye edhe nëna e futbollistit, por u lirua brenda pak orësh.
Mediat lokale thanë se Díaz kishte udhëtuar me helikopter ushtarak në qytetin e Valledupar, ku do t’i nënshtrohej një ekzaminimi mjekësor përpara se të kthehej te familja e tij.
Ata gjithashtu cituan autoritetet të kenë thënë se ai ishte në një gjendje të mirë shëndetësore, pa shenja keqtrajtimi.
Sipas gazetës El Tiempo, kishte skena lotësh në lagjen ku jetonte çifti, me anëtarët e familjes që merrnin makinat e tyre për të vozitur nëpër rrugë për të festuar.
Shumica prej tyre ishin të veshur me fanella të skuadrës së Liverpool-it që mbanin numrin 23 dhe emrin e Luis Díaz.
Menaxheri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, i tha TNT Sports se futbollisti ishte “me të vërtetë i lumtur”.
“Ne jemi të kënaqur me lajmin e kthimit të sigurt të babait të [Luis Diazit] dhe falënderojmë të gjithë ata që janë përfshirë në sigurimin e lirimit të tij”, tha klubi në Twitter.
Luis Alfonso Díaz, një kushëri i babait të futbollistit, i tha Caracol Radio se ishte “emocionale” të mësoje se ai ishte liruar “pas kaq shumë ditësh trishtimi”.
“Ndjejmë një kënaqësi të madhe, jemi të kënaqur që ka marrë fund”, shtoi ai.
Presidenti Gustavo Petro ka reaguar në X, me mesazhin: “Rroftë Liria dhe Paqja”.
Federata Kolumbiane e Futbollit lëshoi një deklaratë duke falënderuar të gjithë ata që janë përgjegjës për lirimin e Luis Manuel Díaz, duke përfshirë qeverinë, ushtrinë dhe policinë. “Futbolli është pasion në paqe. Askush të mos mendojë të sulmojë përsëri këtë realitet.”