Vendosni fjalën kyçe....

India do e luftojë kontrabandën…me koshere bletësh


Forca Indiane e Sigurisë Kufitare (BSF) ka vendosur koshere bletësh përgjatë kufirit 4,096 km të vendit me Bangladeshin për të penguar kontrabandën e bagëtive dhe krimet e tjera, kanë raportuar mediat vendase.

Kutitë e bletëve po vendosen në gardhin kufitar prej aliazhi në intervale të rregullta në zonat e Bengalit Perëndimor që janë të prirura për kontrabandë, tha një zyrtar për agjencinë e lajmeve PTI. Nisma erdhi nga batalioni i 32-të i BSF-së.

Qeveria indiane e sheh krimin ndërkufitar dhe emigracionin e paligjshëm përgjatë kufirit me Bangladeshin si një problem madhor.

Në rrethin Nadia të Bengalit Perëndimor, ku po vendosen kosheret e bletëve, kontrabanda e bagëtive, arit, argjendit dhe narkotikëve është e shfrenuar, thanë zyrtarët PTI-së. Ata shtuan se kriminelët kishin thyer më parë gardhin duke e prerë.

Zyrtarët e BSF-së kanë paralajmëruar se sulmet nga tufat e bletëve mund të “lëndojnë seriozisht” këdo që përpiqet të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme.

Ideja u mendua nga Sujeet Kumar, komandanti i batalionit të 32-të të BSF-së. Ai i tha PTI-së se ishte frymëzuar nga “Programi i Fshati Vibrant” i qeverisë indiane, i cili përqendrohet në idetë e reja për të prodhuar mjete jetese në nivel fshati.

Ministria i furnizoi kosheret e bletëve dhe i dha personelit të BSF-së ekspertizë se si t’i vendosnin ato përgjatë kufirit.