Mes kaosit po zhvillohet edhe seanca e sotme në Parlament. Ashtu si herën e shkuar, deputetët e Rithemelimit të PD-së të drejtuar nga Berisha shkuan më herët në sallë duke mbledhur të gjitha karriget e deputetëve në mes të sallës.
Me ardhjen e socialistëve, këta të fundit i kanë marrë karriget megjithatë deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese duke e mbuluar sallën me tym.
Teksa u binin tavolinave, kryretarja e Kuvendit Nikolla vijoi seancën sipas rendit të ditës.
Ajo u kërkoi punonjësve të Gardës që të merrnin masa për të garantuar sigurinë e vënien e karrigeve të tjera në vend e heqjen e tymueseve, ndërsa Berisha iu përgjigj duke i thënë se ato nuk preken.