Një kamion ka ngecur në kthesat e Llogarasë duke bllokuar qarkullimin dhe duke krijuar rradhë të tëra automjetesh.
Ndërkohë po kërkohet zgjidhje për lëvizjen e kamionit.
Kamioni ende në mes të rrugës. Trafiku i rënduar për orë të tëra. Rruga vijon e bllokuar dhe ende nuk është gjetur zgjidhje.
Bëhet fjalë për një makinë të tonazhit të rëndë të firmës ‘Gjikuria”. Kamioni ka ngecur për shkak të manovrës së gabuar dhe kthesës së fortë.
Si rrjedhojë, një pjesë e madhe e automjeteve po kthehen për të kaluar nga rruga e lumit të Vlorës.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të orientuar drejtuesit e automjeteve të bllokuara.