Vendosni fjalën kyçe....

Qytetarët marshojnë për dhunën ndaj 3-vjeçares, protesta mes fotosh e videosh


Qytetarë të shumtë protestuan para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, duke kërkuar drejtësi për rastin e një 3-vjeçareje, prindërit e së cilës kanë denoncuar se ajo është keqtrajtuar fizikisht nga një prej edukatoreve të një kopshti.

 Fillimisht u protestua ditën e martë në dyert e kopshtit, i cili u mbyll menjëherë me urdhër të Ministrisë së Arsimit, ndërsa të enjten, qytetarët u mblodhën para Ministrisë së Arsimit.

Ngjarja bëri bujë të madhe dhe reagimet e qytetarëve ishin të shumta.

Edukatorja u vu në pranga ditën e sotme por duket se as ky denim nuk i ka qetësuar qytetarët pasi ato mbushën rrugët e Tiranës me pankarta në duar e me thirrje të ndryshme kundër dhunës dhe gjithashtu kërkuan edhe dorëheqjen e krerëve të Ministrisë së Arsimit. 

 Në protestë ishin të pranishëm edhe fëmijë të moshave të ndryshme ku brohorisnin mes turmës, “Duam drejtësi”. Në lidhje me protestën ka reaguar edhe Taulant Balla ku ka u ka kërkuar qytetarëve të lënë drejtësine të bëjë punën që i takon. Gjithashtu një reagim e ka patur edhe Ilir Meta ku ështe shprehur se, ‘Nuk do të heshim kurrë për femijët tanë’.