Ambasadori i BE, Luigi Soreca duke folur për progres raportin e BE për Shqipërinë, u ndal edhe në lirinë e medias, duke thënë se ka ende shqetësime për lirinë e shprehjes dhe intimidimin e gazetarëve. Soreca tha se Shqipëria duhet të përmirësohet në këtë drejtim.
“Shqetësim ka ende liria e shprehjes. Cilësia e gazetarisë pengohet nga përqendrimi i cilësisë në media. Raporti thotë se fushatat e baltosjes dhe intimidimit të gazetarëve nuk janë shuar. Ju duhet të vazhdoni përmirësimin në këtë drejtim”, tha Soreca.