Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali ironizon deputetët e opozitës: Halli për liritë e mohuara politike, nuk fshihet pas tymit te flakadanëve


Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka bërë një reagim në Facebook lidhur me ngjarjet më të fundit në Parlament dhe të ditës së sotme, mbi tensionet e shkaktuara nga opozita. 

Ajo shkruan se  halli i tyre me ankim për Kushtetutën dhe shkeljen e saj, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel liritë, nuk fshihet pas tymit te flakadanëve, dhe duart e bëra pis nuk fshihen me shami letre. 

Sipas Spiropalit situata e opozitës me SPAK  është në fakt çlirimi i tyre dhe se qytetarët e kanë braktisur valëvitjen e tyre si flamur disfate nga kangjellat si shtiza të kryesisë se kuvendit.

Postimi i plotë 

E di Flamuri dhe Albana! E di Gazmendi dhe Ervini! E di madje edhe i miri Saimir që vallëzimi me Berishën është i çalë. Që gara me shumë pengesa e vrapit opozitar nuk çon askund, por ka një përgjigje për çdo hall dhe halli i tyre me ankim për Kushtetutën dhe shkeljen e saj, halli për liritë e mohuara politike dhe politikën që po i shkel liritë, nuk fshihet pas tymit te flakadanëve, dhe duart e bëra pis nuk fshihen me shami letre. 

Halli që i ka zënë me SPAK-un është në fakt çlirimi i tyre. Për të bërë me ketë instrument të reformës në drejtësi atë që ata nuk e bëjnë dot me mjete politike. T’i ndajë nga Hija që nuk fshihet dot në tymin me të cilin duan të mbysin Parlamentin.

Qytetarët e kanë braktisur valëvitjen e tyre si flamur disfate nga kangjellat si shtiza të kryesisë se kuvendit. 

Shpresoj shumë që ta kenë kuptuar që duhet të thonë atë që mendojnë, dhe të bëjnë ata që s’mendohet. Por, nuk jam e sigurt nëse Flamuri e Albana, Gazmendi e Ervini, e madje edhe Saimiri, duan të dalin nga keqkuptimi dramatik: mandati i tyre nuk duhet të jetë mandata e fundit e PD-së, shkruan Spiropali.