Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Francë, ku është pritur nga drejtoresha e përgjithshme të UNESCO-s, Audrey Azoulay.
Rama shprehet se do të adresojë Sesionin e nivelit të Lartë me temën “Partneritetet me palët e interesit në lidhje me transformimin e digjitalit”
Ka qenë vetë kreu i qeverisë, i cili ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Në UNESCO me ftesë të drejtores së përgjithshme, Audrey Azoulay, për të adresuar në Sesionin e nivelit të lartë, me temë “Partneritete me palë të interesit në mbështetje të transformimit dixhital”, shkruan Rama në Facebook.