Prokuroria e Posaçme i komunikon akuzën Safet Gjicit. Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për korrupsion pasiv.
Të njëjtën vepër, SPAK i ka komunikuar edhe Alma Kaçit.
Gjici u arrestua më 24 qershor në Tiranë, nën akuzë për korrupsion pasi dyshohet se ka favorizuar Alma K., duke i ofruar mbështetje financiare, me vendim të Këshillit Bashkiak, mbi një projekt për strehimin dhe kujdesin ndaj qenve endacakë në qytet. Vetë 40-vjeçarja ka pranuar para gjykatës se donte nga Gjici tenderin e qenve, ndërsa ish-kryebashkiaku ka thënë se nuk e ka shkelur ligjin. Të dy kanë pretenduar se kishin një lidhje intime me njëri-tjetrin përpara se të flisnin në zyrën e shtetit për tender e favorizime dhe pasi kishin kryer marrëdhënie seksuale.