Deputeti i Partisë së Lirisë Vasili akuzoi deputetët e PS-së për shkeljen e Kushtetutës për hedhjen poshtë të vendimit të saj për tubimet.
Në deklaratën jashtë seancës, që u mbyll brenda 20 minutash, ai tha se parlamenti është rrëmbyer e marrë peng nga një grup mafioz.
“Me 75 kartonë hodh poshtë vendimi i GJK për tubimet. Rrëzuan po sot dhe pr.ligjin për uljen e çmimit të karburantit, pasi miratuan bordet e hajdutëve. Përfundimisht ky është një parlament i rrëmbyer, i marrë peng nga një grup mafioz që punon vetëm për të vjedhur dhe shkatërruar. Përballja me të vërtetat është e hidhur. Gjykata kushtetues e rrezua dhe u rrëmbye nga ky parlament horrash.” – tha Vasili.
Deputetja e PD-së Tabaku tha se me vendimet e marra nga deputetët socialistë opozita ndodhet në limitet e hapësirave parlamentare.
Ajo theksoi se progres raporti i KE-së, i ka thënë të drejtë opozitës se e drejta kushtetuese e saj po shkelet.
“Besoj që e ndoqët seancën e sotme. Iniciativat që unë kam prezantuar dhe që janë në përputhje me standardet e BE-së që të mos kemi ofshore, thonë janë shumë të mira por i ka propozuar opozita. Por në momentin që puna 1 vjeçare rrëzohet me forcën e kartonëve, mendoj se opozita ndodhet në limitet e hapësirave parlamentare. Në 8 dhjetor të vitit të shkuar, kam propozuar edhe ligjin për komisionet hetimore dhe kanë një vit që e mbajnë në sirtar dhe nuk kanë miratuar asnjë masë me pretendimin se do të hartohet një ligj i ri. Fokusi sot duhet të jetë që përveç diskutimeve në Parlament, duhet të jetë edhe një reflektim për projekt-raportin e BE. Ka një vit që qeveria shqiptare nuk ka ndërmarrë asnjë reformë. Reforma e fundit është ajo e drejtësisë në 2016. Në momentin kur qeveria e kupton që procesi i integrimit, kërkon reforma dhe gjithpërfshirje. Për një vit kjo nuk ka ndodhur. Progres raporti na dha të drejtë. E drejta kushtetuese e opozitës nuk duhet në mënyrë absolute të shkelet me këmbë.” – tha Tabaku.